SPANJE

Spanja në 24 orët e fundit ka regjistruar 565 të vdekur duke e çuar në 20.043 numrin total të vikimave në vend nga koronavirusi ka bërë me dije ministria e Shëndetësisë në përditësimin ditor të shifrave.

Në krahasim me një ditë më parë që ishin 585 kemi një rënie të lehtë të viktimave nga koronavirusi, 20 më pak të vdekur.

Ndërsa numri i të infektuarve i ka kalaur 190 mijë më saktë janë 191.726 persona. Lajmë të mira vijnë edhe nga të shëruar që janë rritur dita ditës duke e çuar në 74.662 persona në total.

Kujtojmë se tre ditë më parë, autoritetet spanjolle kanë lejuar që disa punëtorë, të fillojnë të kthehen në punët e tyre, por ministri i Shëndetësisë, Salvador Illa, tha se qeveria do të ketë kujdes me lehtësimin e masave tjera.

Illa tha se zyrtarët do të vazhdojnë me kujdesin dhe maturinë maksimale, në lehtësimin e kufizimeve dhe gjithmonë të bazuar në prova shkencore.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb