MADRID

Spanja është një tjetër shtet europian, që ka një numër të konsiderueshëm të personave të infektuar me koronavirus.

Në 24 orët e fundit, në Spanjë kanë ndërruar jetë nga Covid-19, 231 njerëz.

Ndërsa, në total kanë vdekur për shkak të virusit në Spanjë, 34 752 persona.

Numri i njerëzve të infektuar me Covid-19 në shtetin spanjoll ka shkuar në 1 110 372 vetë.

Kurse, në 24 orët e fundit janë infektuar me koronavirus në Spanjë, 19 851 individë.

Shteti me numrin më të lartë të të infektuarve me Covid-19 është SHBA, pasuar nga India, Brazili, Rusia, etj.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb