Spanja njoftoi se ka rikthyer 7.800 nga mbi 8.000 emigrantët e parregullt që kaluan ilegalisht nga kufiri i Marokut më 17-19 maj për në qytetin Ceuta, territori i saj në veri të Afrikës.

Ministria e Brendshme dhe Burimeve të Administratës Lokale e Ceuta-s njoftoi se janë rikthyer 7.800 nga mbi 8.000 emigrantët e parregullt që kaluan në Ceuta ndërsa 833 emigrantë të mitur janë shpërndarë në 3 qendra strehimi.

Ministrja për të drejtat sociale, Ione Belarra tha se për 200 emigrantë të mitur të parregullt është arritur marrëveshje që të shpërndahen në 16 prej 17 administratat autonome në vend.

Theksohet se administratat autonome do të pranojnë 5-20 fëmijë emigrantë të parregullt.

Në fluksin e emigrantëve të parregullt që thelloi edhe më shumë krizën diplomatike mes Spanjës dhe Marokut, mbi 8.000 emigrantë kaluan në Spanjë duke notuar nga kufijtë jugor (bregdeti Tarajal) dhe atë verior (Benzu) të qytetit Ceuta gjatë periudhës 17-19 maj pasi administrata e Marokut lëshoi kontrollin kufitar.

Fluksi i emigrantëve të parregullt u ndal përsëri pas 20 majit me rifillimin e kontrollit kufitar nga Maroku.

Marrëdhëniet Spanjë-Marok të cilat kohët e fundit janë bërë skenë e tensioneve serioze të përjetuar për shkak të çështjes së Saharasë Perëndimore, u kthyen në krizë diplomatike kur Sekretari i Përgjithshëm i Frontit, separatist Polisario i qeverisë së koalicionit të majtë spanjoll, Ibrahim Gali u shtrua në një spital në qytetin Logrono duke u sjell fshehurazi në vend për të marrë trajtim për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19).

Maroku tërhoqi për këshillime në Rabat ambasadorin e saj në Madrid ndërsa Spanja po përpiqet ta zgjidhë problemin me mbështetjen që ka marrë nga Bashkimi Evropian.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb