COVID-19 kthehet në një shqetësim të madh tek përfaqësuesja Spanjollë vetëm dy ditë përpara startit të “Euro2020”. Pas kapitenit Sergio Busquets, edhe Diego Llorente ka rezultuar pozitiv në testin e fundit. Situata po monitorohet me kujdes pasi numri i të prekurve mund të rritet me kalimin e orëve: Ka shumë mundësi të ketë lojtarë të tjerë të prekur, u shpreh presidenti i Federatës Spanjolle. Llorente humbet në këtë mënyrë sfidën e parë kundër Suedisë.

Large 16 9
Large 16 9

Spanja nuk është e vetmja përfaqësuese e prekur nga COVID-19, në një situatë të ngjashme janë edhe rivalët e tyre në Grupin E, Suedia. Dejan Kulusevski rezultoi një ditë më parë pozitiv pas testit që iu nënshtrua ndërsa më herët pozitiv rezultoi edhe mesfushori Mattias Svanberg.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb