Ministria e Punës në Spanjë ka thënë të mërkurën se shkalla e papunësisë në këtë shtet ka rënë në nivel historik, prej kur ka nisur mbledhja e të dhënave më 1996.

Numri i personave të regjistruar si të papunë ka rënë për 129,378 muajin e kaluar, ndërsa në prill për 39,012.

Shifra e të papunëve aktualisht arrin në 3.78 milionë. Të dhënat kanë treguar se shifra e personave të papunë ka rënë në të gjitha fushat, përfshirë industrinë e prodhimit, bujqësinë dhe ndërtimin. Edhe shifra e personave të papunë të moshës nën 25 vjeç ka rënë për 9.27 për qind, në krahasim me muajin paraprak.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb