Spanja U-21 është ekipi i dytë finalist, në Kampionatin Europian për 21-vjeçarë, që po mbahet në Itali. Në “Mapei Stadium” të Rexhio Emilias, iberikët fituan pastër me shifrat 4-1 ndaj moshatarëve të Francës. Ndeshja u zhbllokua në fakt nga Franca, në minutën e 16-të, me anë të një penalltie të shndërruar në gol nga Mateta.

Por, spanjollët barazuan gjithçka në minutën e 28-të me Rokan, pas një goditje këndi. Në minutën e pestë shtesë së pjesës së parë, erdhi dhe përmbysja. Oiarzabal shënoi nga pika e bardhë e penalltisë, kaloi spanjollët në avantazh.

Në minutën e 47-të, ishte Olmi që doli vetëm me portën e francezëve, pas një pasimi të saktë nga Ruiz, dhe e shtyu drejt rrjetës. Goli i katërt erdhi në minutën e 67-të, ku Majoral goditi fort brenda zone, dhe tundi për herë të katërt rrjetën e “gjelave”.

Kështu, Spanja U-21 shkon në finalen e madhe të Kampionatit Europian, teksa luan përballë Gjermanisë./Panoramasport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb