Numri i të vdekurve nga infeksioni i koronavirusit në Spanjë u rrit në 10 të dielën.

Ministria e Shëndetësisë tha se edhe dy të tjerë kanë vdekur që nga e shtuna, duke e çuar numrin e të vdekurve në 10, ndërsa 441 persona janë të infektuar.

Numri i vdekjeve në të gjithë botën ka arritur në rreth 3.500, me mbi 100.000 raste të konfirmuara të infeksionit.

Koronavirusi u shfaq dhe u përhap me shpejtësi në qytetin kinez Wuhan në fund të vitit të kaluar, me infeksione të konfirmuara në më shumë se 80 vende të botës.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka shpallur nivel shumë të lartë të rrezikut global, kurse sëmundjen zyrtarish e ka emëruar COVID-19.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb