Qeveria spanjolle njoftoi sot se do t’i kushtonte tranzicionit digjital 15 miliardë euro nga fondi europian i miratuar të martën, nga rreth 140 miliardë euro nga të cilat do të përfitojë Spanja.

“Ne do t’i përmbahemi këtij plani me një zbatim absolut, konform me objektivat e Bashkimit Europian”, theksoi kryeministri Pedro Sanchez gjatë prezantimit të këtij plani.

Kjo do të përfshijë financimin e vendosjes së rrjetit të ri ultra të shpejtë 5G të internetit, shtrirjen e mbulimit në zonat rurale dhe edukimin e popullatës në teknologjinë dixhitale, forcimin e sigurisë në internet, përshpejtimin e digjitalizimit të administratave publike dhe biznesit, veçanërisht të PME-ve.

Objektivi është të zhbllokojmë fondet me një vlerë totale 70 miliardë euro për periudhën 2020-2022.

“Pesëdhjetë miliardë euro do të vijnë nga sektori privat, ndërkohë që investimet publike do të arrijnë në rreth 20 miliardë euro, nga të cilat rreth 15 miliardë do të korrespondojnë me programet e ndryshme dhe instrumentet e reja komunitare për financimin e planit të rimëkëmbjes të BE-së për gjeneratën e ardhshme”, nënvizoi qeveria në nje deklarate//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb