Turistët kanë shpenzuar më shumë se 92 miliardë euro në Spanjë vitin e kaluar, një rekord, theksoi Instituti Kombëtar i Statistikave (INE) duke konfirmuar gjithashtu një pjesëmarrje rekord të vizitorëve të huaj, 83,7 milionë.

Në vitin 2019 Spanja ishte destinacioni i dytë turistik në botë, pas Francës dhe para SHBA-së, sipas të dhënave paraprake të Organizatës Botërore të Turizmit (OBT).

Britanikët janë ata që kanë shpenzuar më shumë para vitin e kaluar gjatë qëndrimit të tyre në Spanjë (rreth 18 miliardë euro), pas gjermanëve (11,7 miliardë) dhe francezëve (7,6 miliardë).

Shpenzimet mesatare për turist u vlerësuan me 1 102 euro (+1,7% në raport me 2018), edhe pse kohëzgjatja mesatare e qendrimit është lehtë në 7,2 ditë (0,2 ditë më pak se në 2018).

Numri rekord i turistëve, në rritje me 1,1% në raport me 2018, u njoftua në janar nga qeveria e socialistit, Pedro Sanchez.

Katalonja qëndron në krye të destinacioneve të preferuara me 19,4 milionë vizitorë, para ishujve Baleare, 13,7 milionë dhe ishujve Kanarie, 13,1 milionë. (Atsh)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb