Vajzat e mbretit të Spanjës duhet të hyjnë në karantinë për shkak të ekspozimit të mundshëm ndaj koronavirusit në shkollën e tyre, sipas raporteve të medias spanjolle.

Princesha e kurorës, Leonor, 14 vjeçe dhe motra e saj, princesha Sofia, 13 vjeçe, duhet të qëndrojnë në shtëpi për dy javë, së bashku me të gjithë nxënësit e tjerë të shkollës ”Santa Maria de los Rosales”, sipas informacionit të cituar nga pallati mbretëror.

Sipas raporteve, një nxënës, i cili është i afërm i princeshës së kurorës është infektuar.

Shkolla ka rifilluar javën e kaluar pas një pauze gjashtëmujore për shkak të pandemisë.

Të dyja vajzat kishin qenë në shkollë dje.

Numri ditor i koronavirusit në Spanjë arriti dje në 12 183, rritja më e lartë ditore që nga fillimi i pandemisë, sipas gazetës ”El Pais”.

Vende të shumta kanë vendosur paralajmërime udhëtimi për Spanjën për shkak të përhapjes së virusit atje.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb