Koronavirusi është përhapur në mbarë botën ku ka vrarë m deri tani mbi 160 mijë njerëz dhe duke izoluar edhe vetë Bill Gates, ai që e parashikoi para disa vitesh.

Ndër kohë bashkëshortja e Bill Gates, Melinda, ka thënë në një intervistë për BBC se ajo dhe Bill, kishin ruajtur ushqime në bodrumin e tyre për vite me rradhë, në pritje të një pandemie ose një katastrofe tjetër.

“Shumë vite më parë, ne kishim biseduar, çfarë do bënim sikur të mos kishte ujë të pastër? Po sikur të mos kishte ushqim të mjaftueshëm? Ku mund të shkojmë? Çfarë mund të bëjmë ne si familje? Kështu që unë mendoj se duhet t’i lëmë ato përgatitje t’i kemi rezervë. Por absolutisht ne i kishim përgatitur dhe patëm disa ushqime në bodrum për çdo rast.”- u shpreh Melinda.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb