Borxhi publik i Spanjës këtë vit do të arrijë nivele rekord.

Qeveria spanjolle pret që ai do t’i kalojë 1,3 trilionë euro në vitin 2020, me një rritje prej 23% krahasuar me vitin 2019.

”Kjo është rritja më e madhe në historinë moderne të vendit”, njoftoi gazeta spanjolle ”El Pais” duke iu referuar planit të buxhetit që ekzekutivi i Madridit dërgoi të enjten në Bruksel.

Borxhi do të shkojë nga 95,5% e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), në fund të vitit 2019, në 118,8% këtë vit.

”Deri në vitin 2021, pritet të bjerë në 117,4%. Në total, një faturë prej rreth 213 miliardë euro borxh shtesë në dy vjet. Pagesat me interes do të rriten gjithashtu në vitin 2021, për herë të parë në gati një dekadë”, thekson gazeta e njohur spanjolle.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb