Pesëqind milionë euro! Kjo është shifra që Federata Spanjolle e Futbollit ka vendosur në dispozicion të klubeve nëpërmjet një “linje financimi” të caktuar.

“Është një shumë e rëndësishme, që do të shërbejë për t’i bërë ballë kësaj periudhe emergjence për shkak të pandemisë. Futbolli nuk ka shumë rëndësi përpara koronavirusit, por të gjithë duhet të ndihmojmë sadopak,” deklaroi presidenti Rubiales.

Kjo mundësi financimi është në dispozicion të të gjithë klubeve në dy ligat kryesore dhe mund të përfitojnë deri në 20 milionë euro për kokë, të financueshme për 5-6 vitet e ardhshme. Për ligat e ulëta të futbollit, që janë shumë popullore në Spanjë, janë parashikuar huazime të ardhurash.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb