Të shkosh të luash në mini-futboll me kolegët e punës dhe me klientët, do të quhet zyrtarisht orë pune! Këtë thotë nje vendim i Gjykatës Supreme në Vigo. Çështja u ngrit nga te sindikatat nga “Altadis”, shoqëri lider në prodhimin e duhanit. Prej disa vitesh, “Altadis” organizon një turne futbolli mes kultivuesve të duhanit në zonë, klientët e tyre të parë. Çështja është vërtet serioze, aq sa në kontratën e punës të firmosur mes “Altadis” dhe sindikatave, parashikohej se zgjedhja për të luajtur futboll ose jo ishte e lirë, por ai që pranonte do të merrte orë pushim në punë.

Por sindikatat donin më shumë dhe e kanë siguauar. Duke i konsideruar ndeshjes si “aktivitet social për t’u bërë bashkarisht me klientët”, kërkohej që mini-futbolli të konsiderohej si orar zyrtar nëse dita e punës niste në më pak se 12 orë pas mbarimit të ndeshjes. Madje edhe dëmtimet e pësuara në ndeshje, do të konsideroheshin inciente në vendin e punës.

Dy shkallët e gjykimit, Audiencia Nacioal dhe Tribunal Supremo, i kanë dhënë të drejtë sindikatës, duke marrë në konsideratë faktin se në kontratën e firmosur me shoqërinë, turneu duhet konsideruar orë pune. Dhe mos harrojmë se në Galici, futbolli është po aq i rëndësishëm sa duhani.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb