Ekipet spanjolle kanë shpëtuar më shumë se 140 migrantë të padeklaruar në një rrugë detare të rrezikshme nga Afrika për në Ishujt Kanarie, theksuan autoritetet.

Shërbimet e urgjencës për Ishujt Kanarie njoftuan se ekipet e shpëtimit shpëtuan 90 migrantë jo shumë larg ishullit Gran Canaria, prej të cilëve 47 ishin nga Afrika sub-sahariane dhe 43 nga Afrika Veriore.

Edhe 55 migrantë të tjerë, të gjithë nga vendet sub-sahariane, u shpëtuan pranë ishullit Fuerteventura.

Gran Canaria dhe Fuerteventura i përkasin arkipelagut spanjoll të Ishujve Kanarie në Oqeanin Atlantik dhe ndodhen vetëm 100 kilometra nga Maroku.

Ministria e Punëve të Brendshme e Spanjës njoftoi se që nga fillimi i këtij viti 13.118 migrantë të padeklaruar kanë mbërritur në ishull, shifër dy herë më e lartë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb