Rekord i pakapshëm për Barcelonen, me një 3-golesh te Lionel Messi. Kryesuesi i kampionatit te Spanjes ka mundur mbrëmjen e te enjtes Rayo Vallecano (5-1), ne kuadrin e javës se 27-te te kampionatit, duke arritur ndeshjen e 35-te zyrtare pa humbje, e paarritshme deri tani nga një klub spanjoll.

Këtë here, Barça është e vetme ne histori. Pasi barazoi ne fundjave rekordin me 34 ndeshje pa humbje te Real Madrid ne sezonin 1988-1989, katalanet janë bere kështu ekipi me i pamundur ne historinë e futbollit spanjoll, duke vazhduar te kryesoje bindshëm kampionatin.

Barcelona (vendi i pare me 69 pike) është distancuar nga Atletico Madrid (2-ti me 61 pike) dhe Real Madrid (3-ti me 57 pike), duke ecur me siguri te plote drejt titullit.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: