Mijëra persona manifestuan dje në të gjithë Spanjën me rastin e Ditës Ndërkombëtare për eleminimin e dhunës ndaj grave.

Protestues të shumtë u mblodhën në qytete të shumta si Madridi, Barcelona, Sevilja, Valenca, Bilbao apo Pamplonën, në një shtet ku lufta kundër dhunës me bazë gjinore është një kauzë kombëtare.

”Jemi këtu për të gjitha gratë e vrara, në Madrid dhe të gjithë Spanjën. Jemi personalisht të përfshira’’, pohon një manifestuese 60 vjeçe, Rosa Orea, në parakalimin madrilen.

Që nga viti 2003, 972 gra kanë vdekur në Spanjë, të vrara nga bashkëshortët apo ish-bashkëshortët, përfshirë 44 prej fillimit të këtij viti, sipas statistikave të qeverisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb