Teksa e gjithë Spanja është vendosur në izolim për shkak të shpëndarjes së koronavirusit, në Barcelonë ka nga ata që kanë shkelur rregullat duke organizuar një orgji.

Takimi është bërë në mes të qendrës me rreth 30 të ftuar, me kokainë drogë dhe ekstazi.

Por ndryshe nga qëllimet e pjesëmarrësve, ky organizim nuk ka pasur fund të mirë. Policia, pasi ka marrë disa sinjale, ka bërë një kontroll në apartament dhe ka arrestuar 8 persona.

Ai që ka bërë denoncimin ka qenë një i ftuar i cili tregon për të përditshmen El Pais, që ishte i shqetësuar për normat e munguara të sigurisë në lidhje me infektimin. Agjentët e policisë kanë kapur në flagrancë 8 persona. Pas kontrolleve ndër të tjera policia i ka kërkuar t’i nënshtrohen testeve për koronavirus.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb