MADRID- Partia e majtë radikale spanjolle Podemos anashkaloi sot kushtet, për një klimë bashkëpunimi me Partinë socialiste (PSOE) për krijimin e një qeverie të koalicionit të partive të majta.

Më parë, Pablo Iglesias, kreu i Podemos kërkonte që socialistët të shfaqnin hapur ambiciet kundër një aleance me partinë liberale Ciudadanos, duke kërkuar një takim me kreun e socialistëve Pedro Sanchez, kryesisht për diskutime të mundshme midis ekipeve të negociatorëve.

Kreu i partisë së vogël eko-komuniste Izquierda Unida (IU), Alberto Garzon, propozoi zhvillimin e bisedimeve midis ekipeve negociuese të qeverisë së ardhshme për progresin e mëtejshëm të vendit, ekipeve negociuese të Podemos, të Izquierda Unida, të Kompromis (partia rajonale e Valencias) dhe PSOE-së”, sqaroi Pablo Iglesias në një konferencë shtypi.

“Kjo me duket një ide e menduar mirë”, u shpreh ai. Ideja është e mirë dhe unë thashë po… Ne jemi plotësisht në dispozicion në mënyrë që ekipet tona të takohen dhe të bashkëpunojnë në këtë drejtim”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb