Spanjolli Iker Casillas, portier i Portos në Portugali, është pranë largimit nga ekipi kombëtar i Spanjës. Këtë e ka bërë të ditur vetë ish- kapiteni i Real Madridit në një intervistë për gazeten “Marca”.

“Koha e ndarjes me kombëtaren është shumë afër, kjo ka ndodhur me të gjithe dhe as unë nuk bëj përjashtim”, është shprehur Casillas.

Portieri Casillas, i cili ka 166 seleksionime me ekipin kombëtar të Spanjes, ka deklaruar se ka kaluar momente shumë të mira me kombëtaren spanjolle, ku ka fituar dy herë Kampionatin Evropian dhe një herë është shpallur kampion bote.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: