Qeveria spanjolle do t’i kushtojë 3,75 miliardë euro një plani ndihme për sektorin e automobilave, shtylla e ekonomisë dhe shumë i prekur nga pandemia e koronavirusit, njoftoi sot kryeministri, Pedro Sanchez.

“Qeveria ka punuar krah për krah me sektorin për të arritur një plan të plotë që i përgjigjet nevojave të tij dhe shërben gjithashtu për të realizuar një tranzicion ekologjik urgjent”, theksoi ai në një fjalim televiziv.

Ky plan, që do të prezantohet zyrtarisht të hënën, do të financohet nga një buxhet prej 3,75 miliardë euro”, shtoi kryeministri spanjoll.

Sipas Sanchez, ky plan do të përfshijë financime të destinuara për rinovimin e flotës së automobilave me ndihma veçanërisht për automjetet elektrike, por gjithashtu ndihma për kërkime dhe inovacion dhe stimuj tatimorë për të përmirësuar konkurrueshmërinë e sektorit.

Sanchez njoftoi gjithashtu se një plan mbështetës për sektorin turistik do të prezantohet të enjten. Ky sektor që përbën 12% të PBB-së është prekur ndjeshëm nga kriza e koronavirusit.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb