Muzeu i njohur spanjoll, “Prado” rihapi dyert pas rreth tre muajsh i mbyllur si pasojë e pandemisë së koronavirusit.

Muzeu, një nga koleksionet më të rëndësishme të artit në botë, fillimisht do të hapë vetëm një të tretën e hapësirës së ekspozitës për vizitorët, numri i të cilëve do të kufizohet në 1 800.

Së bashku me muzetë“Thyssen-Bornemisza” dhe “Reina Sofia”, të cilët janë rihapur gjithashtu, Prado formon “Triangulo de Oro”, “Trekëndëshin e Artë” në qendër të Madridit.

Muzeu hapet me një ekspozitë “Reencuentro” (Ritakimi) i kuruar posaçërisht për këtë rast.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb