Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez i bëri thirrje popullit të vazhdojë të tregohet i kujdesshëm, në ditën e fundit të gjendjes së jashtëzakonshme e vendosur me qëllim frenimin e përhapjes së koronavirusit.

“Virusi mund të kthehet dhe mund të përballemi me një valë të dytë të infeksioneve”, deklaroi Sanchez në një fjalim televiziv.

“Të gjithë ne duhet të respektojmë rregulloret e shëndetit dhe higjenës”, shtoi ai.

Spanja, një nga vendet më të prekura nga pandemia, vendosi një izolim të rreptë në mes të marsit për të frenuar virusin, që ka shkaktuar 28 000 viktima. Në mesnatë përfundon afati i izolimit.

Izolimi nuk u prit mirë, por Sanchez tha se kishte parandaluar rritjen e viktimave. Ai falenderoi qytetarët për përpjekjet gjatë kësaj periudhe, veçanërisht stafin e kujdesit shëndetësor, policinë dhe punëtorët kryesorë.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb