Kemi kaluar muaj dhe muaj të tërë duke rezistuar dhe kapërcyer kërcënimet serioze të pandemisë, tani kemi mundësinë të korrim përfitimet e të gjitha përpjekjeve tona, deklaroi kryeministri spanjoll Pedro Sanchez pas një analize të situatës.

“Ne kemi mundësinë për të hapur një fazë të re të rimëkëmbjes në të gjitha nivelet dhe për të gjithë. Ka ardhur koha për të hapur një kapitull të ri në historinë e vendit, bazuar në rimëkëmbjen në të gjitha nivelet dhe për të gjithë pas një cikli që ka shënuar përgjithmonë jetët tona”, theksoi ai.

Në përfundim, kryeministri deklaroi se “qeveria ka zgjedhur rimëkëmbjen, ashtu si shumica e vendit”.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb