Qeveria e Spanjës ka shkarkuar drejtoreshën e agjencisë të inteligjencës, Paz Esteban lidhur me dy rastet e veçanta të hakimit të telefonave celularë të politikanëve.

Agjencia spanjolle e lajmeve EFE dhe media të tjera raportuan se Kabineti i Spanjës ra dakord që Esteban të shkarkohet nga detyra e kreut të Qendrës Kombëtare të Inteligjencës të Spanjës ose CNI.

Kabineti pritet të bëjë një njoftim zyrtar më vonë gjatë ditës së sotme.

Vendimi erdhi pasi Esteban pranoi javën e kaluar para një komiteti me dyer të mbyllura të Parlamentit të Spanjës se agjencia e saj kishte hakuar ligjërisht telefonat e disa separatistëve katalonjas pasi kishte marrë lejen gjyqësore.

Agjencia e saj u gjet nën vëzhgim për zbulimet e fundit të qeverisë se telefonat celularë të kryeministrit Pedro Sanchez dhe ministres së saj të Mbrojtjes ishin gjithashtu të hakuara me programin e spiunimit Pegasus nga një fuqi “e jashtme”.

Esteban (64) ishte gruaja e parë që drejtoi CNI në korrik 2019, fillimisht mbi një bazë të përkohshme përpara se ajo të emërohet me vendim të përhershëm në shkurt 2020.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb