Një stuhi rëre dhe erëra të forta ndikuan ndjeshëm në trafikun ajror dhe në festimet e karnavaleve në ishujt Kanarie.

“Për shkak të përkeqësimit të situatës, u mbyllën të gjitha aeroportet në ishujt turistik të Spanjës”, njoftoi autoriteti administrativ, Aena.

Në Gran Canaria, fluturimet nuk pritet të rinisin para orës 20:00.

Autoritetet deklaruan se do të përpiqen të devijojnë fluturimet në aeroportet e tjera. //ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb