Vazhdojnë të dhënat negative mbi turizmin në Spanjë për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Sipas të dhënave të lëshuara sot nga Instituti i Statistikave Kombëtare (INE) dhe të raportuara nga media spanjolle, numri i netëve të hotelit të rezervuara nga turistët ka rënë me 78% në shtator krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Turizmi përfaqëson 12% të PBB-së spanjolle.

Në përgjithësi, rezervimet e hoteleve në nëntë muajt e parë të vitit ranë me 71% krahasuar me të njëjtin periudha e vitit të kaluar.

Nivelet më të larta në shtator u regjistruan në rajonet veriore si Cantabria dhe Asturias përkatësisht me 37% dhe 35%.

Një dritë shprese për Spanjën arriti dje kur Britania e Madhe dhe Gjermania hoqën paralajmërimet ndaj udhëtimeve në Ishujt Kanarie.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb