Ulet ndjeshëm numri i viktimave në Spanja, 268 të vdekur në 24 orët e fundit nga COVID-19, bilanci më i ulët që prej 20 marsit. Numri i përgjithshëm në total ka shkuar në 24 543 të vdekur, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.

Vendi me 47 milionë banorë është i katërti më i goditur në botë, pas SHBA-së, Italisë dhe Britanisë së Madhe nga COVID-19.

Spanja është gjithashtu vendi ku përhapja ka qenë më e fortë me një total prej 212 126 rastesh të konfirmuara.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb