Nuk e kanë humbur qetësinë pilotët i këtij avioni, që i është dashur të bëjë ulje pavarësisht stuhisë.

Në filmim shihet kabina e pilotit të një Boing 737-800 teksa zbret në aeroportin ndërkombëtar të Son San Juan të Palma de Maiorca, në ishullin Balear, në Spanjë.

Të dy pilotët arrijnë të menaxhojnë situatën në mënyrën më të mirë, duke prekur tokën pavarësisht erës së fortë dhe shirave të fuqishëm.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb