TIRANE- Trajneri francez, Zinedine Zidane, sot në orën 20.30 do të debutojë në krye të Real Madridit në ndeshjen ndaj Deportivos, që luhet në kuadër të La Ligas.

Legjenda e Francës synon ta nisë me fitore aventurën tek Real Madridi, shkruan e përditshmja sportive madrilene Marca. Që nga viti 2003 e deri më sot, shumica e trajnerëve që kanë drejtuar Realin nuk e kanë nisur mbarë në ndeshjet e para.

Zidane pritet qe te aktivizoje këtë formacion: Navas – Carvajal, Pepe, Ramos, Marcelo – Modric, Kroos, Isco-Bale, Benzema, Ronaldo.
(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: