Kombëtarja e Spanjës i zhgënjeu të gjithë tifozët dje pasdite, teksa u eliminua në mënyrë surprizë nga Botërori i Katarit, që në fazën e 1/16. Sfida me Marokun përfundoi pa gola, ndërsa iberikët u treguan jo të saktë nga pika e bardhë.

Spanjollët bënë gati valixhet për t’u kthyer në Madrid por sipas asaj që shkruan AS, janë larguar 14 vetëm persona. Kjo pasi më parë ishte arritur një akord, në rast eliminimi të hershëm, ekipi mund të qëndrojë disa ditë në Katar për të shijuar pushimet.

Balde, Laporte, Gavi, Busquets, Pau Torres, Ferran, Dani Olmo, Unai Simón, Yeremi Pino, Pedri, Ansu Fati, Nico Williams dhe David Raya kanë lënë Katarit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: