Spanja ka lehtësuar masat anti-COVID.

Aktualisht, në Spanjë, qytetarët lejohen të lëvizin pa maska në ambientet e hapura.

Ky moment, është festuar nga spanjollët, të cilët në mesnatë mbushën rrugët e qyteteve.

Madje, kishte dhe nga ata, që u shkëmbyen një puthje pas kaq shumë kohësh në publik.

Sipas autoriteteve shëndetësore, mbajtja e maskës do të vijojë të jetë e detyrueshme në ambientet e mbyllura dhe në zonat që numri i njerëzve është e lartë.

Vlen të përmendet, se me nisjen e sezonit turistik, shumë vende të Evropës, kanë lehtësuar masat e tyre kufizuese, realizuar kjo dhe nga rënia e numrit të infektimeve dhe viktimave nga virusi.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: