Real Madridi vijon të joshë Pol Pogban. Në numrin e ditës së sotme, sportivja “AS” kërkon të bëjë përmbledhjen e situatës në shtëpinë e “merengues” në tentativën e tretë të tyre për të sjellë në kryeqytetin spanjoll mesfushorin francez.

Më herët, në vitin 2016, kishte pasur një tjetër tentativë nga ana e Real Madridit, por asokohe Pogba kërkonte rikthimin në Mançester. Në verën e shkuar Mino Raiola nuk gjeti akordin me drejtuesit e skuadrës iberike, por në merkaton e radhës duket se janë të gjitha letrat e duhura në tavolinë, me Realin që do të përpiqet të kënaqë trajnerin Zidan.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb