Tre vjet më parë, u prezantua zyrtarisht në tregun shqiptar marka ndërkombëtare e rrjetit të supermarketeve SPAR.

Me ardhjen e tij në Shqipëri, Spar solli menjëherë risi, standard, shërbim të kualifikuar për konsumatorët si dhe produktet më të reja e unike që janë prezantuar njëkohësisht në tregun europian.

Spar tregton 55,000 produkte nga të cilat 50.000 artikuj vendas dhe 2.900 artikuj të freskët.

SPAR është ofrues i produkteve më të mira italiane, austriake, gjermane të një linje të posaçme të SPAR International, nga prodhuesit më të mirë europianë.

Në këto 3 vjet në treg, Spar arriti të zgjerojë rrjetin e dyqaneve të veta duke u shtrirë në qytetet më të mëdha të vendit, me qëllimin e vetëm për të qenë gjithmonë e më pranë konsumatorit.

Në vetëm tre vite Spar arriti të hapë 58 markete në Shqipëri dhe rreth 1200 vende të reja pune.

Spar3

Oferta me rastin e 3-vjetorit

Me rastin e këtij tre vjetori Spar ka prezantuar fushatën ”AkomaMëShumë!” e cila përmban mijëra oferta për konsumatorët, qindra produkte Spar, mijëra produkte të reja të një asortimenti të cilësisë premium.

Për çdo blerje në vlerë mbi 1,000 lekë mund të ketë shpërblime. Mjafton të zgjidhet një prej produkteve të brandeve partnere në shorte dhe menjëherë çdo blerës mund të bëhet pjesëmarrës në lojën ku do të dhurohen plot 10 makina. Shorteu do të jetë i vlefshëm deri më 7 janar 2020 dhe më 12 janar të të njëjtit vit do të shpallen edhe fituesit.

Spar7 (1)
Zgjerimi i vazhdueshëm i Spar

Gjatë muajit shtator Spar Albania finalizoi blerjen e një rrjeti tjetër supermarketesh, atë të rrjetit Hippo. Në këtë mënyrë Spar Albania çeli dyert e 7 supermarketeve të tjera në Tiranë, që tashmë do të mbajnë logon e tij.
Marketet në fjalë, të shpërndara në pikat kyçe të kryeqytetit dhe me një përvojë e sukses të konsoliduar, u veshën me ngjyrat e reja të Spar dhe janë tashmë në dispozicion të të gjithë konsumatorëve, duke ofruar produkte të asortimentit të larmishëm të Spar Albania.

Nëpërmjet këtij hapi, kompania e Grupit Balfin rrit praninë e saj në çdo lagje të Tiranës, si në zonat urbane, ashtu edhe në ato më në periferi.
Me planin ambicioz të zgjerimit, deri në fund të këtij viti Spar do të numërojë plot 60 supermarkete dhe hipermarkete në të gjithë vendin.
Duke ecur me ritme të shpejta, SPAR Albania në vetëm 3 vite operimi në vendin tonë, ka siguruar një hapësirë të konsiderueshme të tregut dhe ka fituar zemrat e konsumatorëve në çdo lagje dhe qytet ku ndodhet.

Me 35,109m2 sipërfaqe dyqanesh, në vetëm 3 vite, Spar Albania është bërë rrjeti i dytë më i madh në vend dhe synimi është që të bëhet rrjeti më i madh në shumë pak kohë. SPAR Albania ka krijuar një plan ambicioz zgjerimi në Shqipëri, i cili parashikon hapjen e 100 supermarketeve dhe 10 hipermarketeve, të cilat do të mbulojnë të gjithë territorin e vendit.

Spar4 (1)
I vetmi rrjet në Shqipëri me hipermarkete

Spar u shërben mesatarisht 19,489 klientëve në ditë, me përkujdes të veçantë dhe gjithmonë në dispozicion të kërkesave të secilit prej tyre.

Një element tjetër shumë pozitiv që e diferencon Spar Albania në të gjithë tregun, është se ai është i vetmi rrjet që ka 3 hipermarkete të mëdha, nga të cilat dy janë në Tiranë, dhe tek të cilat llojshmëria e asortimentit është e jashtëzakonshme. Në hipermarktetet Interspar, konsumatori mund të gjejë gjithçka, që nga produktet e delikatesës, produktet bio, shije nga bota e deri tek tekstilet dhe enët e kuzhinës.

Drejtorja Ekzekutive e Spar Albania, Elona Hametaj, bëri një përmbledhje të shkurtër të arritjeve dhe sfidave të deri tanishme të kompanisë dhe nëpërmjet një mesazhi iu drejtua klientëve si më poshtë:

“Dëshirojmë që këtë përvjetor ta festojmë gëzueshëm me ju. E nisëm së bashku dhe sot jemi përsëri bashkë, por më të rritur, më të mençur dhe gjithmonë të gatshëm për t’u përkushtuar edhe më shumë, në rrugën drejt përmirësimit në etapat që do të vijnë.
Ajo çka na pret para është një punë e madhe, një sfidë e cila me mbështetjen dhe besnikërinë tuaj të vazhdueshme, do të jetë shumë më e lehtë dhe shumë më e bukur. Kontributi i kompanisë tonë do të jetë edhe më i lartë në drejtim të aktiviteteve me përgjegjësi sociale dhe ambjentale sepse ne e shikojmë rolin tonë në përmirësimin e jetesës së klientëve tanë, në komunitetet që operojmë.

  • foto galeri
  • foto galeri

Ne sot bëjmë 3 vjet! Urojmë që edhe për dekadat që do të vijnë, të jemi po përsëri bashkë, edhe më të shumtë në numër, edhe më të lumtur. Vizioni ynë është të ecim para duke mos bërë kurrë kompromis për vlerat dhe standartet tona. Ju jeni zemra e çdo gjëje që ne bëjmë dhe ne nuk do të ndalemi kurrë në rrugëtimin tonë derisa të gjithë ju të zgjidhni të njëjtin emër, atë të Spar Albania” – u shpreh Hametaj.

Spar është një markë e njohur ndërkombëtare, me një prezencë dhe aktivitet në mbi 42 vende të ndryshme të botës përfshirë kontinentin e Evropës, Australisë, Afrikës dhe Azisë dhe në tregje të mëdha dhe te konsoliduara.

Spar Albania është pjesë e Grupit Balfin, grupi më i madh dhe inovator i investimeve në Shqipëri dhe një ndër më të mëdhenjtë në rajon, i njohur për investimet në qendrat tregtare TEG, QTU, SEG, zhvillimet e zonave rezidenciale dhe tregtare, në turizëm me projekte si Green Coast Resort dhe Vala Mar Residences, në industrinë e fashion-it dhe atë minerare, në aktivitetet e shitjeve me pakicë me rrjetin e dyqaneve Neptun, Jumbo, etj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb