“Spare” i Princ Harry-t është shpallur si libri jo-fiction më të shiturin në Britani, ku janë shitur rreth 500 mijë kopje vetëm në javën e parë.

Vetëm në javën e parë të publikimint, u shitën 467183 kopje, duke thyer kështu një rekord të ri në botën e librave. Kjo nuk përfshin shitjet e librave elektronikë ose ato audio.

Shtëpia botuese “Penguin Random House” në Britani tha se libri kishte shitur 750,000 kopje në të gjitha formatet, duke përfshirë ata elektronikë dhe audio. Nga këto, 400,000 kopje ishin në ditën e parë të shitjes në Britanisë .

Libri gjithashtu mbetet i pari në tabelën e librave më të shitur në Amazon dhe është titulli më i shitur i faqes jo-fiction.

“Spare” shiti 1,430,000 kopje në ditën e parë në shitje në SHBA, Kanada dhe Britani, sipas botuesit të librit Penguin Random House, duke tejkaluar “Tokën e Premtuar” të Barack Obamës, i cili më parë kishte regjistruar shitjet më të mëdha të ditës së parë për botuesin.

Harry ka bërë një sërë paraqitjesh në media për librin, duke përfshirë një intervistë për ITV në Britani.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: