TIRANË-Kryetari i Komisionit Parlamentar te Sigurisë Spartak Braho nëpërmjet një letre drejtuar titullarëvë të shtetit paralajmëron një skenar për destabilizimin e vendit.

Sipas deputetit të LSI-së Braho, po kërcënohen familjarët e Kastriot Ismailajt me qëllim përfshirjen e Ilir Metës në aferën e “CEZ”.

Letra i është dërguar Presidentit të Republikës, Kryeministrit, ministrit të Drejtësisë, Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Prokurorit të Përgjithshëm dhe drejtorit të SHISH.

Në këtë letër, Braho aludon se po përgatitet një skenar për “kryqëzimin” e Ilir Metës, me qëllim destabilizimin e vendit.

Kryetari i Komisionit të Sigurisë, kërkon mbrojtje për familjarët e Ismailajt dhe paraqet të dhëna që sipas tij mund të devijojnë hetimin në një zhvillim të rrezikshëm politik me pasoja për vendin.

Sipas Brahos, disponohen prova se ata kanë ushtruar presion mbi bashkëshorten e Katriot Ismailajt në mënyrë që ky i fundit të dëshmojë në procesin gjyqësor kundra Ilir Metës. Takimi sipas tij është kryer në një nga baret e një hoteli luksoz në Tiranë dhe bashkëshortja e Ismailaj u kërcënua nga deputeti Doshi.
Braho pretendon se dyshja Prifti-Doshi e kanë realizuar këtë presion duke përdorur emrat e liderit të opozitës Basha dhe të ambasadorit Amerikan Donald Lu dhe kryeministrit Rama.

Braho kërkon me urgjencë marrjen e masave për sigurimin e mbrojtjes së familjes së Ismailajt dhe hetimin e kërcënuesve.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: