Avokati Spartak Ngjela, i ftuar në emisionin “Real Story” në News 24 deklaroi se reforma në drejtësi në Shqipëri është vullnet i amerikanëve. Sipas tij, SHBA e do Shqipërinë në BE, ndaj edhe ka marrë sëfundmi frenat e reformës, si një nga kushtet për integrimin e Shqipërisë.

“BE e ka thënë me korrupsion nuk të pranoj, Amarika ka thënë e dua Shqipërinë në BE dhe ndaj doli e tha Amerika e bëj unë reformën në drejtësi, mori frenat. Reforma në drejtësi është domosdoshmëri për ecurinë e progresit shqiptar”,- tha ai.

Ngjela shtoi se në kohën që po jetojmë, padrejtëisa është te deformimi i tregut dhe drejtësisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: