Avokati Spartak Ngjela tha në një lidhje me “Skype” në emisionin “Open” të gazetares Eni Vasili, në News24, se do të thyejë bojkotin e avokatëve, që ka nisur sot kundër hartës së re gjyqësore.

I pyetur nga gazetarja nëse do të shkojë në seancë gjyqësore ditën e premte, avokat Ngjela tha se do të shkojë, pasi sipas tij, të mos shkosh në seancë, është tradhti ndaj klientit.

“Patjetër që do të shkoj, të mos shkoj unë në seancë gjyqësore do të thotë të tradhtoj klientin. Mostradhtimi i klientit është normë, çfarë më duhen mua marrëdhëniet politike. Pse nuk e bëjnë gjyqtarët këtë, por avokatia? Jam njeri që e njoh drejtësinë nga të gjitha aspektet. Gaboheni, e shikoni Anglinë? Një Gjykatë Apeli ka Anglia. Ku pyet drejtësia me çfarë do shkojnë njerëzit atje, le të shkojnë me biçikletë. 80% e atyre problemeve që ngrihen, nuk ekzistojnë”, tha Ngjela.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb