Akademiku Artan Fuga, në një lidhje Skype në News24 foli për vjedhjen në shtëpinë e ish-zyrtares së Kryeministrisë nga pastruesja dhe aferën 1.2 mln euro në Ministrinë e Financave.

Fuga e ka quajtur vjedhjen në shtëpinë e Alda Klosit si “spastruesja miliardere që nxori të palarat”, ku e ka cilësuar ngjarjen si tragjikomike dhe se qytetarët shqiptar janë duke u mësuar me këto histori dhe po i kthejnë ato si pjesë të përditshmërisë.

“Unë e kam quajtur “spastruesja miliardere” sepse  spastruesja dhe sigurisht milionat i bëra miliarda, se në këtë plan nuk ka ndonjë ndryshim. Filozofikisht, opinioni publik ambientohet dhe mësohet me këtë, bëhet pjesë e përditshmërisë. Ndonjëherë vijnë të papritura që e kthejnë situatën pas, janë komike dhe paradoksale. Ky është fenomeni i “shokut”. Ata që janë grabitur, nuk e pranojnë që janë grabitur në këtë sasi. Kjo do të thotë se ka para që qarkullojnë dhe te nëpunësit e lartë të shtetit duke krijuar një problem ekonomik, pastërtinë e administratës dhe atë morale.

Kjo ngjarja ka nxjerrë atë , që ka flukse monetare që qarkullojnë jashtë sistemin bankar. Është një fluks financiar që vazhdon dhe para kësaj qeverie. Ajo që lidhet me këtë qeverisë është se. Thuhet se është çështje përgjegjësie personale, nga ana tjetër është sistemi i tërë që funksionon në këtë mënyrë pasi kjo histori nuk është e vetmja. Kemi të bëjmë me një sistem. Sa funksionin dhe çfarë ndodh. Së dyti, them që burimi i këtyre parave të paligjshme që qarkullohen janë mekanika e PPP, sepse në krye të tyre janë militantët politikë. Kjo bën që të mpleksen bashkë interesat politike, botës private që e jep mundësi të privilegjit. Nuk ka ndare që duhet të këtë dhe ka një lloj bashkëpunimi disi të sëmurë, që lejohen dhe përmes tenderave. Ko shkakton mpleksje  dhe një lloj hapësire të njerëzve që përfitojnë nga këto dhurata, para që janë të manipuluara nga një mungesë transparence. Tenderimi ka telendisur Shqipërinë. Aspekti komik, se ka dhe anën qesharake. Dalin pasuri që një shqiptar i mesëm nuk i mendon se mund t’i shihte me sy dhe jo ti kishte në shtëpi. Tubi i ajrimit tregon vlerësimin që ka ai individ për paranë, që për dikë tjetër është kurim, shpëtim. Ndërkohë futen në tuba ajrimi, dyshekë, kjo është një lloj talljeje. Është aspekt komiko-tragjik. Vjedhësi del e thotë që kam vjedhur, por s’del njeri që të thitë se i kanë vjedhur. Kjo që po ndodh në rrjet, nuk tregon opinionin publike. Sepse pjesa e madhe në rrjetet sociale janë në emigrim dhe s’kanë peshë. Së dyti ata janë virtual dhe nuk veprojnë si qytetarë fizikisht. Së treti, janë njerëz të mërzitur me politikën”, u shpreh Fuga.

Në lidhje me aferën prej 1.2 milionë euro në Ministrinë e Financave, Fuga u shpreh se për aq kohë që nuk do të ketë një ndarje të prerë mes përgjegjësisë profesionale dhe asaj personale, për sa kohë që të njëjtët njerëz qarkullojnë në poste të ndryshme, këto ngjarje ndodhin.

“Ritheksoj se për sa kohë që s’do ketë një ndarje të prerë midis politikës dhe personales, sa kohë që të njëjtët njerëz qarkullojnë në poste të ndryshme dhe dora varëse është e njëjtë, të gjitha këto nuk janë gjë tjetër veç se një pjesë e atyre që ndodhin. Kjo tregon një abuzim që bëhet me paratë publike që ka arritur në një shkallë ku asnjë qytetar s’mund ti kontrolloj”, tha Fuga.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb