Avokatët e gjyqtares Mimoza Margjeka në një deklarim për mediat kanë theksuar se në seancën e sotme në Apelin e GJKKO, SPAK nuk ka dorëzuar asnjë provë të re.

Sipas avokatit Genc Gjokutaj nuk ka asnjë çerek prove që implikon si Mimoza Margjekën, por edhe bashkëshortin e saj Arben Carën.

Gjithashtu avokati tjetër thekson se GJKKO dhe SPAK kanë bërë tëshmë indietro, pasi kanë paragjykuar gjyqtaren Margjeka pa pasur asnjë provë dhe po aplikojnë sistemin inkuizitor.

‘’Rast i paprecedentë kur një gjyqtar vendos masë për një familje, pa çerek prove. S’dimë të themi sot në çfarë afatesh do gjykohet. Gjykata e Lartë dhe Kushtetuese janë të zhbëra. Sot

Prova janë po ato, s’ka asnjë provë të re. Janë në favorin tonë si mbrojtje. S’ka asnjë provë indirekte dhe direkte. Për fat të keq kjo ndërtesë mbara kanë bërë indietro. Po aplikojnë sistemin inkuizitor, siç e bien Policia e bëjnë.

Por ne kemi sistemi akuzator. Pse vinte arbitri? Atëhere ta ndryshojmë. E kanë paragjykuar Mimoza Margjekën. Kanë implikuar bashkëshortin me një vrojtim sekret. S’ka asnjë provë materiale që implikojnë gjyqtaren në këtë aferë. ‘’- thanë avokatët.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb