TIRANE– Ditën e shtunë qeveria ‘Rama 2’ prezantoi edhe 33 zëvendësministrat e rinj, duke plotësuar kështu kabinetin për këtë mandat të dytë.

Siç duket këto zhvillimet e ditëve të fundit nuk i kanë shpëtuar as qytetarëve në rrjetet sociale. Kështu, një qytetare pyet Ramën në faqen e tij të ‘Facebook’-ut lidhur me faktin se pse sipas saj nuk kishte vend në qeveri për emra që vijnë nga Veriu.

“Nuk pati vend per ndonje minister a zv minister nga veriu?!”, shkruan komentuesja. Ndërkohë, në linjën e humorit ka qenë përgjigja e kreut të qeverisë, i cili duke i dhënë përgjigje komentueses, tregon se nga janë disa prej ministrat apo zv/ministrat e rinj.

“Lezha Veri eshte apo Jug? po Shkodra cfare eshte Jug apo Veri? Po Prishtina dhe Prizreni ku bien, ne veri ne jug apo ne Shqiperine e mesme?!?”, shkruan Rama.

rama komentuesi ok
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: