Nga: ZONJA ENEIDA

4 speca për mbushje
100 gr quinoa
1/2 karotë
1/2 patëllxhan
1/2 kungull
Majdanoz
Nenexhik
Kripë
Vaj ulliri

Pёr beshamelin:

200 ml qumёsht
3 lugё miell orizi
1 tё verdhё veze
30 gr gjalpё
Arrё moskat

Fillimisht kaurdisim perimet tё prera nё kubike me pak vaj ulliri.

Quinoan e gatuajmё nё raportin 1:1. Ia shtojmё perimeve duke rregulluar shijen me kripё dhe erёza.

Specat i ndajmё nё mes dhe i mbushim.

Skuqim miellin e orizit nё gjalpё dhe shtojmё qumёshtin duke e trazuar. Sapo beshameli tё bёhet kremoz shtojmё kripё, arrё moskat dhe tё verdhёn e vezёs. Ia shtojmё specave lart bashkё me pak djathё dhe i pjekim nё 190 gradё pёr 45 minuta.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb