DURRËS

1 mijë të plagosur dhe qindra banesa të shkatërruara, ringritja e Durresit po ecën me ritme jo të shpejta. Për qytetarët një mëngjes si ai nuk harrohet lehtë duke lënë shenjë në qënien e gjithsejcilit që jeton ende në këtë qytet.

Nga 6 mijë familje që mbetën të pastreha dhe përfituan bonus qeraje pas tërmetit shkatërrues , 3800 vijojnë të mbështeten nga bashkia, e cila vijon të punojë me procesin e rindërtimit në disa programe.
Vetëm dy pallate janë ndërtuar deri tani ndërsa pritet që në fundvit të dorëzohen edhe celësat e apartamenteve të parë. Ismaili është një prej banorëve të pallatit 10 62 i cili për cdo dite qëndron tek kantieri i ndërtimit të pallatit. Sipas tij ka tre muaj që nuk punohet më në këtë pallat duke u zvarritur punimet.

Të njëjtin mendim kanë shumë banorë të cilëve pallatet u janë shembur por punimet ende nuk kanë filluar. Të tjerë banorë i kanë kryer vetë ndërhyrjet duke mos pritur fonde nga bashkia.

Kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emirjana Sako, në një intervistë për NeWs24 ka bërë edhe një bilanc të situatës. Ajo është shprehur se janë rindërtuar 214 ndërtesa individuale, ndërsa janë riparuar 405 pallate.

“Qeveria shqiptare ka pasur në prioritet programin e rindërtimit. Ne kemi realizuar rindërtimin e 214 ndërtesa individuale. Nga ana tjetër, brenda qytetit kemi bërë riparimin e 405 pallateve, punë të cilat qytetarët nuk i realizonin dot vetë. Kemi kthyer gjithashtu në jetë normale mijëra familje .
Ka filluar procesi i rindërtimit të pallateve po aty ku kanë qenë. Presim brenda këtij viti të ndajmë apartamentet e para.

 

Durrësi ka një buxhet të ndarë mes fondit shqiptar të zhvillimit dhe fondit të Abu Dabit për zhvillim. Sigurisht ky është volumi më i madh i punës. Kemi ende në proces me Institutin e Ndërtimit disa objekte që po marrin vlerësimin final të strukturave të tyre” -tha Sako.

14 objekte shkollore janë ndërtuar e në vijim janë për tu ndertuar 16 të tjerë. Kryebashkiakja ka folur edhe për shembjen e dy gjimnazeve ikonë në Durrës Naim Frashëri dhe Gjergj Kastriotin janë futur në programin e rindërtimit. Konkluzionet ishin që duhet shembur, kjo e thënë nga Instituti i Ndërtimit. Ne pikërisht për të qenë transparentë, kemi filluar edhe programin e dëgjesave ku prezantojmë këto objekte. Në informacionin tim, nëpërmjet fondeve të BE do të ndërtohen, po zgjidhen firmat fituese dhe vitin tjetër të nisë puna në këto hapësira” tha ajo ndër të tjera.

Në këto dy vjet qytetarët durrsakë nuk kanë mundur të harrojnë atë nate të erret të fatkeqësisë natyrore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb