TIRANE- Më datën 15 gusht të vitit 2011 një bankë e nivelit të dytë u grabit për të tretën herë brenda një periudhe të shkurtër kohore në qytetin e Vlorës. Ndryshe nga 2 grabitjet e mëparshme por dhe gjithë grabitjet e sistemit të bankave nivelit të dytë në Shqipëri, kjo grabitje u cilësua si e pazakonte nga grupi hetimor, për shkak se pasi të katër autorët, dy prej të cilëve shquhen në kamerat e sigurisë arrijnë të grabisin lekët, dy klientë nga persona të kërcënuar dhe vunerabël kthehen në 30 sekonda në autorë të një vepre penale, atë të vjedhjes. Një burrë i moshuar dhe një djalë i ri, siç shihet nga pamjet, arrijnë të marrin dy tufa me para që u bien grabitësve ndërsa largoheshin. Grupi hetimor ka zbuluar vetëm 1 javë pas grabitjes se çfarë ka ndodhur.

Policia procedoi penalisht dy klientët hajdutë, të cilët deklaruan para oficerëve të policisë hetimore se veprimi i tyre ka qenë instiktiv dhe vepruan me mendimin se nuk do i konstatonte njeri që kishin vjedhur. Kjo grabitje dhe tipologjitë e reja të grabitjeve të bankave në Shqipëri, u trajtuan të enjten në mbrëmje në Rubrikën “Grabitje të pazakonta” të Spartak Kokës, ku ishin të ftuar Benet Koka, ekspert i Çështjeve Policore dhe Kreu i Sigurisë pranë Shoqatës Shqiptare të Bankave, Roland Tashi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: