Shkencëtarët në Londër po përdorin Inteligjencën artificiale për të zbuluar anomalitë e trurit ‘të padukshme’, tepër delikate për metodat standarde të zbulimit, që shkaktojnë epilepsi.
Mjeti, i quajtur MELD Graph, vë në dukje rreth dy të tretat e anomalive të vogla që radiologët humbasin shpesh kur studiojnë një rezonancë magnetike të pacientit.
“Një rezonancë magnetike (MRI) është ndoshta 10 milionë piksel dhe ata po kërkojnë diçka që mund të jetë 100 pikselë,” i tha Reuters Dr Konrad Wagstyl, një pedagog i lartë në Shkollën e Inxhinierisë Biomjekësore dhe Shkencave të Imazherisë, King’s College në Londër.
“Unë mendoj se është e rëndësishme të vihet në kontekst se sa e vështirë mund të jetë për t’u gjetur. Pra, një rezonancë magnetike është ndoshta 10 milionë pikselë dhe ata po kërkojnë diçka që është ndoshta 100 pikselë. Dhe kjo mund të jetë shumë delikate. Mund të marrim si shembull një roman me 200 faqe, i cili ka 100,000 fjalë dhe ata po kërkojnë një fjalë që është me madhësinë e gabuar ose fontin e gabuar. Kështu që ju mund të shihni se si të paturit e një mjeti të Inteligjëncës Artificiale për të vënë në dukje zonat e mundshme mund ta përshpejtojë atë proces dhe gjithashtu të gjejë gjërat që mund të kenë humbur.”-është shprehur Dr Konrad Wagstyl.
Ekipi ka shpenzuar 10 vjet për të zhvilluar MELD Graph i cili u trajnua mbi të dhënat e rezonancës magnetike nga më shumë se 700 njerëz me displazi fokale kortikale, një shkak kryesor i epilepsisë. Displazitë fokale kortikale mund të jenë delikate dhe të vështira për t’u parë me syrin e njeriut dhe deri thuajse gjysma e këtyre leksioneve mungojnë nga radiologët.
Sistemi thekson atë që mendon se mund të jetë një anomali dhe gjithashtu shpjegon pse. Analiza më pas mund të kontrollohet nga një radiolog, duke përshpejtuar diagnozën dhe aksesin në kirurgji.
“Pra, ne kemi krijuar një mjet të Inteligjncës Artificiale për të ndihmuar në diagnostikimin e anomalive të fshehura të trurit tek fëmijët dhe të rriturit me epilepsi dhe thelbësor është fakti se, nëse mund të gjenden anomalitë e trurit, mund të realizohet një operacion që mund të shërojë krizat. Ajo që mund të bëjë mjeti ynë i Inteligjencës Artificiale është të gjejë dy të tretat e atyre anomalive që mjekët mund të humbasin dhe kjo është vërtet e rëndësishme sepse do të thotë që më shumë fëmijë mund të marrin formën më të mirë të mundshme të trajtimit”.
“23 spitale në mbarë botën kanë gjetur shembuj ku kanë zbuluar këto anomali të trurit dhe i kanë ndarë me ne. Dhe kjo bëri që të mblidhen një grup i madh të dhënash, më shumë sec do të mund të shihnin shumica e radiologëve gjatë jetës së tyre. Ajo që ne duhet të bëjmë është të ndajmë sa më shumë nga këta shembuj për t’i gjetur më lehtë këto anomali të trurit. Më pas mund të bëhet një skanim të ri, të tregojë se ku mendon se është anomalia, dhe gjithashtu shumë e rëndësishme, sa i sigurt është, nëntë nga dhjetë, dhjetë nga dhjetë se është një anomali e trurit. Por edhe çfarë po përdor për të marrë atë vendim. Më pas, një radiolog mund të shohë skanimin dhe të thotë: po, mendoj se kjo po shkakton krizat. Ndoshta ne mund të diskutojmë për një operacion të mundshëm”.
Epilepsia prek rreth 1 në 100 njerëz në mbarë botën, me 1 në 5 raste të epilepsisë që shkaktohet nga një anomali strukturore në tru.
“Pra, rreth një në 100 njerëz vuajnë nga epilepsia dhe në rreth një të tretën e tyre, medikamentet kundër konvulsioneve nuk ndihmojnë për të kontrolluar krizat. Për disa nga ata pacientë, një anomali e trurit, pra një pjesë e trurit që nuk është formuar si duhet, po shkakton këto konvulsione dhe nëse mund të gjendet, atëherë mund të kryhet operacioni dhe potencialisht t’i kuroni krizat në atë mënyrë”.
“Ndoshta mund të jap një shembull të një vajze tetëvjeçare nga spitali Great Ormond Street. Ajo ka pasur kriza që në moshën katër vjeç. Mjekimi nuk po ndihmonte për të kontrolluar krizat dhe kështu ajo u referua në Great Ormond Street. Radiologu pa skanerin. Ata menduan se kishte një anomali të trurit, por nuk ishin të sigurt. Ajo cfarë bën diferencë tani, është fakti se në vend që të bësh ekzaminime të mëtejshme dhe të ketë më shumë vonesa, ata do të mund të përdorin pajisjen e re me Inteligjencë Artificiale në këtë pacient. Kjo pajisje do të mund të theksojë zonën që ata menduan dhe në këtë mënyrë mund të mendojnë një operacion të mundshëm.
Ndërsa mjeti nuk është ende i disponueshëm klinikisht, ekipi e ka bërë softuerin me burim të hapur dhe po trajnon mjekë dhe studiues në mbarë botën për përdorimin e tij.
(BalkanWeb)