Në 100 vitet e fundit numri i shqiptareve ne Medvegje, ne Serbine jugore, eshte rrudhur ndjeshem, aq sa, tashme, flitet per shpopullim. Shpernguljet e medha qe nisen me Kongresin e Berlinit, vijuan me 1912 dhe gjate dy luftrave Boterore. Ne ditet tona, qyteti i shqiptareve po humb percaktimin etnik duke rrudhur kufijte e shtrirjes se identitetit tone ne Ballkan.

Por hemorragjia më e madhe e shqiptarëve në zonë, është më e vonshme dhe pothuaj shteruese.

Për të ikurit gjatë luftës së Kosovës, nuk u kujdes më askush, madje, as shteti amë dhe për Salihun, as ndërkombëtarët.

Sipermarresi Muharrem Salihu, e ndan tashmë jeën e tij mes Venecias ku jeton e punon dhe Medvgjës ku ka lindur.
Rikthimi në vendin amë, për të, është çështje jetike, për shqiptarët. Pas ikjeve të mëdha, shqiptarëve të Medvegjes iu janë mohuar adresat dhe ky është hapi i fundit i shpopullimit.

Pasivizimi i adresave nënkupton që shqiptarët e ikur nga Medvegja, gjatë luftës së Kosovës ose më pas, nuk gëzojnë më një adresë në vendlindjen e tyre nëpër Medvegjë, çka çon automatikisht në rrudhjen e numrit të tyre. News24 ka udhëtuar drejt Medvegjës për të marrë dëshminë e një shpopullimi modern e në kohë paqeje.

Ajo që përndryshe do të ishte një proçes normal vështirësohet së tepërmi nga mënyra e zbatimit të ligjit. Shqiptarët që duan të rimarrin adresën që në fakt nuk e kanë lënë kurrë, përballen me disa pengesa.

Pasivizimi i adresave për shqiptaret e Medvegjës është një dukuri e dekadave të fundit. Janë të shumta familjet që përballen me fshirjen e adresës së një prej anëtarëve. Çështja tashmë po ndiqet në disa mënyra.

Nuk është e qartë se sa është numri real i banorëve shqiptarë në Medvegj, por përllogaritjet mund të jenë tregues të qartë të efekteve të rrudhjes.

Salihu është cilësuar herë si Don Kishoti e herë si Mohikani i fundit, për shkak të angazhimit që ka marrë për ndergjegjesimin në rajon dhe në institucionet ndërkombëtare për shpopullimin e Medvegjës nga shqiptarët.

Medvegja nuk është me vetëm kufiri i fundëm i shqiptarëve me shqiptarët. Rrudhja e numrave etnik është më shumë se kaq. Qyteti që përbën zgjatimin tonë më të largët, është një zonë e lakmueshme ekonomike.

Si Oskar Shnidler që me fabrikën e tij gjatë luftës së dytë botërore, shpëtonte hebrenjtë nga përndjekja naziste, edhe Muharrem Salihu, përmes një fabrike tekstili që ka hapur në Medvegjë, rreket të mbaje gjallë ekonominë dhe të punësojë shqiptarë, që si të papunë do detyroheshin të iknin.

Ndikimi i Salihut ne qarqet politike, ekonomike, diplomatike dhe kulturore ka qene i madh. Duke e kthyer në mision mbrojtjen e te drejtave te shqiptarev ne Medvegje, ai e ka kthyer në çështje pasivizimin e adresave.

Një prej shkaqeve që kanë çuar në këtë situatë eshte doemos si kudo, perçarja. Per Salihun, partite e shumta politike, kane bere dem.

Shnidleri i shqiptareve qe u vleresua nga presideti Meta me titullin Kalores i Urdherit te Skenderbeut, per fushaten dhe ndergjgjesimin e faktorit politik e diplomatik mbi pasivizimin e Adresave, beri qe ceshtja e Medvegjes te artikulohej ne takime te ndryshme deri edhe ne presidence. Edhe Salihu, endet zyrave te huaja me lista ne duar per te shpetuar shqiptaret e ikur.

Lista e Salihut, eshet lista e mbijeteses qe i ka shenjuar shqiptaret ne çdo kohe. Per te, Venecia eshte nje qytet, ndersa Medvegja qyteti i tij. Ndaj ecejaket mes Venecias, Shkupit, Prishtines e Tiranes jane ecejaket per te qendruar, aty, ku kishim qene, duke ruajtur kulturen, traditat dhe gjuhen. Por se pari duhet nje adrese. Jemi ne kohe paqeje, luftrat jane krejt moderne.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: