Prej kohesh Shqiperia po perdoret si vend tranzit per emigrantet klandestine qe vijne nga vendet e treta per te kaluar ne vendet e bashkimit europian ne menyre te paligjshme. Gjate nje vezhgimi ne fshatin Trestenik ne qarkun e Korces, aty ku eshte edhe vija kufitare me Greqine, takuam emigrante te shumte nga Siria, Iraku e Maroku, te cilet treguan veshtiresite e shumta ne rrugetimin e tyre disa ditor.

Te lodhur, te përgjumur, por edhe me probleme shendetesore emigrantet qe i shpetuan luftes ne vendet e tyre, nuk e ndalin udhetimin me qellim per te kaluar ne vendet e Bashkimit Europian per nje jete me te mire.

Kjo eshte rruga qe ndjekin emigrantet nga vendet e lindjes se mesme per te hyre ne fshatin e pare te vijes kufitare ne Trestenik. Ndodhemi ne vendin e quajtur cezma e Shopotecit nje vend ky qe perdoret nga emigrantet per tu clodhur dhe per te vijuar me pas udhetimin e tyre. Ne nje situate te tille mes temp te ulta ajo cfar sheh ne rruget e fshatit jane keto pamje ku pervec peripecive te kaluara gjate rrugëtimit refugjateve u duhet te perballen edhe me te ftohtin e madh.

Personazhi: Unë fluturova nga Maroku në Turqi pastaj në Greqi. Atje kam qenë në burg për 5 muaj pasi kisha shkuar ilegalisht. Me pas më dha një letër dhe unë mund të largohesha për 10 ditë. Pastaj erdha me autobus në Kastoria dhe atje punova dhe erdha në Shqipëri. Tani dua të shkoj në Francë, në Paris. Kam qëndruar këtu për 1 javë. Ne na duhet të shkojmë në Korçë ose diku tjetër ku do të marrim autobusin për në Tiranë dhe më pas do shkojmë me autobus ose taksi në kufirin midis Shqipërisë dhe Kosovës. Po është shumë e vështirë, nuk ka ushqim duhet të ecim ditë e natë është shumë e vështirë. Ndonjëherë ecim dy ditë ndonjeherë 3 është shumë e vështirë. Unë jam me dy shokët e mi, jemi 3 veta dhe shume njerëz të tjerë nga Siria, Maroku dhe shumë shtete të tjera.

Personazhi: Nuk kisha shtepi, ushqehesha me mbeturina, jeta në vendin tim ka qene shume e veshtire, kam 13 vjet ne kete udhetim.

Personazhi: Dua të iki në Europë të punoj se në vëndin tonë është shumë e vështirë.

Mes te ftohtit përvec burrave apo grave ka edhe fëmijë të vegjël ne gjendje jo te mire shendetesore por dhe te renduar psikologjikisht. Te uritur dhe të lodhur këta fëmijë së bashku me prindërit e tyre kanë marrë një rrugë të gjatë për të depërtuar jo vetëm në tokën shqiptare po përmes saj të shohin të ardhmen diku larg. Në rrëfimet e refugjatëve sheh frikë, ankth, luftë, torturë, por nga ana tjetër sheh edhe optimizëm për të ardhmen.

Personazhi: Kemi kaluar vështirësi të mëdha kemi ecur afërsisht më shumë se një muaj më këmbë nepër male të rrezikuar nga kafshë të egra. Kemi mbetur rreth 7-8 ditë pa ngrënë, familja nuk e dinte ku ndodheshim. Na kapi policia dhe falenderojmë Zotin që erdhem ketu. Këtu jemi më mirë se në rrugë, kemi ushqim. Unë dua të shkoj në Serbi e më pas në Gjermani apo diku në Europë. Kemi vuajtur shumë në Turqi, Greqi saqë një pjesë të shokëve tanë po marrin mjekim andej nga mundimet dhe vuajtjet gjatë rrugës. Në Siri gjendja është kaotike na rrezikohej jeta prandaj po emigrojmë nga e keqja.

Personazhi: Erdha ketu per shkak te luftes ne Siri. Dua te ndihmoj familjen qe kam atje. Rrugëtimi ka qënë shume i veshtire sepse kam kaluar shume vende nga siria ne turqi dhe nga Turqia ne shqiperi, kur erdhem ketu na moren te gjithe rrobat parate dhe cdo gje, dhe erdhem pa asgje. Jeta per familjen time eshte shume e veshtire ne Siri sepse nuk kane asgje, mamaja dhe babai nuk punojne, ndersa motra eshte ne universitet se ciles i duhen para tani per te paguar universitetin per ushqim dhe te bleje libra.

Kjo eshte vija kufitare qe ndan token shqiptare nga ajo greke, tek e cila nuk mund te depertojme me shume se kaq nderkohe qe sipas burimeve tona ka qindra refugjate te vendeve te luftes qe qendrojne te fshehur ne keto male per te hyre ne token tone. Te ecesh mes maleve eshte shume e veshtire sidomos per ata qe nuk njohin terrenin e ne kete menyre detyrohen te qendrojne per dite me radhe duke kaluar edhe netet e ftohta vetem e vetem per te mberritur ne destinacionin final.

Personazhi: Une jam nga Siria, u vendosa në Greqi por nuk kisha njerez, ushqim, shtepi, nuk kisha asgje. Vendosa te vij ne Shqiperi dhe me pas te shkoj ne Hollande. Familja ime jeton ne Holande ka shkuar para 5 vitesh. Eshte shume e veshtire, une po e bej rrugen ne kembe ,kam ecur gati 47 kilometra. Kur erdha nga vendi Kastoria erdha me nje mikun tim me makine dhe me pas ai iku ne nje vend tjeter. Kam 13 ore qe eci dhe jam shume i lodhur. Ka shume njerez, ka shumë njerëz pas kësaj. Nuk e kalojne dot vijen e kufirit per te ardhur ne darke sepse aty i kap policia duhet te paguash nje cmim iu marrin telefonat dhe do i cojne prapë ne Greqi.. Kemi shume ftohte, nuk kemi asgje as veshje as ushqim, është shumë e vështirë. Une kam qendruar ne Siri sepse kam studiuar por eshte shume shume e veshtire ka luftë, ky ishte problemi.

Personazhi: Erdhëm nga Turqia kundrejt pagesës deri në Greqi e me pas në kufi. Kemi vuajtur shumë, në këmbë maleve të frikësuar nga egërsirat pa ngrënë pa pirë, kalonim lumenj të lagur. Gjatë udhëtimit na kanë vdekur shumë shokë. Në këtë udhëtim jam me vëllain dhe me djalin e xhaxhait. Në Europë duam te shkojmë për një jetë më të mirë. Në Siri është katastrofë. Familja është në Siri të rrezikuar nga çasti në çast. Prandaj ishalla rezistoj derisa të mbërrij në Europë për një jetë më të mirë.

Ditët e ftohta që kanë përfshirë juglindjen nuk i pengojnë refugjatët të kalojnë kufirin. Ka shumë prej tyre që kalojnë ditë madje edhe javë të tëra në Testenik, duke fjetur poshtë pemëve apo nëpër cadra të imorovizuara. Janë mësuar gjithashtu të kapen nga policia të kethehen mbrapsht e të ripërsërisin të njëjtën rrugë sa herë tu jepet mundësia pasi duhet thënë se Shqipëria vijon të mbetet një korridor i rëndësishëm i lëvizjeve të tyre drejt vendeve të BE e përsa kohë të jetë kështu refugjatët nuk do të rreshtin së provuari fatin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb