LUSHNJË

Një blegtor është proceduar penalisht nga policia në Divjakë pasi duke kullotur bagëtitë i ka dëmtuar arën bashkëfshatarit.

Burime zyrtare bënë me dije se specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë, proceduan penalisht për veprën penale “Shkatërrimi i pronës” shtetasin A. B., pasi duke kullotur bagëtitë në fshatin Grabjan, i ka dëmtuar kulturën foragjere shtetasit N. C.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: