Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur të martën aktakuzë pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë kundër të pandehurit A.M., për shkak të veprës penale: Keqpërdorim i detyrës zyrtare.

Në komunikatën e Prokurorisë bëhet e ditur se i pandehuri është prokuror dhe se ai tashmë është suspenduar nga puna. Sipas komunikatës, A.M. “me dashje ka keqpërdorur pozitën dhe detyrat e prokurorit”, shkruan Rel.

“Në disa raste penale, në mënyrë drastike e ka zbutur kualifikimin penal të veprës, në kundërshtim me ligjin, ashtu që për kryesit e veprave ka siguruar dënime shumëfish më të lehta sesa e parasheh ligji për veprat penale, të cilat janë kryer”, thuhet në komunikatë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb