Bayern Munich është thjeshtë fantastik, vijojnë të shkëlqejnë në Champions, duke mos njohur rivalë. Armata e Hansi Flick marshon me hapa të sigurt në turneun më të rëndësishëm në rang klubesh, janë skuadra më në formë për momentin dhe pa diskutim ekipi për tu mundur. Ndaj Salsburg siguruan fitoren e tretë radhazi në këtë edicion duke blinduar kreun e grupit A me nëntë pikë të plota. Austriakët zhvilluan një futboll të hapur, vendosën jo pak në siklet kampionët në fuqi duke kaluar në avantazh që në minutën e 3-të me Berishën. Në minutën e 21-të mendoi i përhershmi Robert Lewandowski për të rikthyer baraspeshën. Në fundin e pjesës ë parë, Thomas Myler detyroi rivalët të dërgojnë topin në rrjetë duke kaluar Bayern në avantazh.

Salsburg nuk u dorëzua, përkundrazi, në minutën e 66-të, Okugawa i sapo hedhur në fushë riktheu baraspeshën. Hansi Flick ndërhyri menjëherë në formacion duke kryer tre zëvendësime, impakti ishte i shpejtë teksa në minutën e 79-të, Boateng me kokë kaloi Bayern në avantazh. Në të 83-tën, Sane me një veprim fantastik realizoi golin e katër për Bayern duke mbyllur llogaritë me Salsburg. Pavarësisht epërsisë së dyfishtë, gjermanët nuk e ulën ritmin e lojës në asnjë moment, në të 88-tën, Lewnadowski realizoi golin e dytë personal dhe të pestin për Bayern ndërsa në shtesë, në minutën e 92-të, Hernadez sigloi shifrat përfundimtare në 2-6. Nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 në transfertë Atletico Madrid përballë Lokomotivë Moskës, një X që i mban në vendin e dytë në kuotën e katër pikëve.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb